Inagurohen rrugët brenda QKUK-së

11:45 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Kanë përfunduar punimet e rrugëve brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të nisura 15 ditë më parë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është shprehur falënderues ndaj ministrit të Shëndetësisë për bashkëpunimin i cili, sipas tij, u ka mundësuar të bëjnë diçka për qytetarët që vizitojnë këto qendra shëndetësore.

“Ndihem mirë që keni bërë këtë projekt që ka impakt pozitiv. Me të vërtetë ky projekt ka pasur sukses”.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se punimet e rrugëve në QKUK kanë përfunduar me sukses.

“Dihet që vijnë pacientë që ndonjëherë kanë dhimbje, është e vështirë të kalojnë nëpër rrugë të vështira, prandaj i them faleminderit ministrit të Infrastrukturës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme