Britania do të ishte e mirë se ardhur në marrëveshjen tregtare, Partneriteti Trans-Paqësor, pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Abe ka thënë për Financial Times, se derisa Mbretëria e Bashkuar do të humbiste rolin e saj si portë drejt Evropës pas Brexitit, kjo marëveshje do t’i mundësonte “fuqi globale”.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje Britanisë dhe Bashkimit Evropian të veprojnë me “mençuri” për të anashkaluar një Brexit pa marrëveshje.
Marrëveshja për Partneritet Trans-Paqësor përfshin 11 shtete, në mesin e tyre, Japoninë, Kanadanë, Australinë dhe Malajzinë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga ky pakt vitin e kaluar, pak kohë pasi ka fituar presidencën në Shtëpinë e Bardhë.
Komentet e kryeministrit japonez pritet të mirëpriten nga mbështetësit e Brexitit, të cilët argumentojnë se Britania do të mund të nënshkruajë më shumë marrëveshje tregtare pasi të dalë jashtë bllokut evropian.
Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019.
Në intervistën e dhënë, Abe ka shprehur shqetësim për skenarin e Brexitit pa marrëveshje.
Ai ka thënë se periudha e tranzicionit është thelbësore për kompanitë japoneze, duke shtuar se “besoj shumë që ndikimi negativ i Brexitit në ekonominë globale, duke përfshirë bizneset japoneze, do të jetë minimal”.
Japonia është investuese e madhe në Britani, pasi më shumë se 800 biznese japoneze kanë punësuar më shumë se 100.000 persona në këtë vend.
Mirëpo pas votës në të mirë të Brexitit, disa kompani japoneze kanë njoftuar se do të bartin selitë e tyre jashtë Londrës, kryesisht në vende të BE-së.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj