Një punëtor është lënduar pasi ka rënë nga tri metra lartësi derisa ishte duke punuar në një shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Greikoc të Suharekës, me ç’rast viktimës i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.
“Është raportuar se punëtori, viktima mashkull shqiptar, derisa ishte duke punuar në një shtëpi nga pakujdesia ka rënë nga një lartësi prej 3 metrave. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Bëhet e ditur se njësitë përkatëse policore dhe Inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse me vendimin e prokurorit, rasti iniciohet më tutje dhe mbetet nën hetime.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren