Popullata e cila jeton në rajonet e Indonezisë ku tërmeti shkaktoi rrënime, momentet e përjetuara i përshkruan me fjalët “Njerëzit pothuajse notonin brenda dheut. Menduam se kishte ardhur fundi i botës”, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në rajonin Balaroa pranë qytetit Palu të ishullit Sulawesi, i cili më 28 shtator u godit nga një tërmet i fuqishëm, rreth 1.750 shtëpi u rrënuan ndërsa popullata e rajonit përjetimet e tyre i përshkruan si “të tmerrshme”.
Në Balaroa ende vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim. 43 vjeçari Omer Mahmut, i cili ka qenë dëshmitar i rrënimit të rajonit, në një prononcim për AA tha se “Tërmeti ishte shumë i fuqishëm. Në momentin e parë u dridhëm shumë keq. Ishte vështirë të lëvizësh. Gjësendet në shtëpi filluan të lëkunden dhe të bien”.
Omer thotë se gjatë momentit të tërmetit me vështirësi kanë dalë jashtë së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. “Pak kohë pasi që dola përpara shtëpisë sime, pashë se shtëpitë që ndodheshin menjëherë poshtë filluan të lëvizin në mënyrë kolektive. Shtëpitë në njërën anë rrënoheshin e goditeshin me njëra tjetrën ndërsa në anën tjetër binin mbi njëra tjetrën. Rrugët filluan të shemben. Njerëzit bërtisnin”, tha ai.
“Dheu pothuajse përbinte gjithçka”
Sipas tij, toka lëvizte thuajse si një valë. “Në momentin e rrënimit njerëzit përpiqeshin të iknin. Në atë moment pashë që një person gjatë rrënimit të shtëpisë përpiqej të ngjitej lartë por kjo përpjekje nuk ishte e suksesshme dhe u mbulua nga dheu së bashku me shtëpinë e tij. Shtëpitë lëviznin, disa njerëz thuajse notonin brenda dheut. Nuk mund të bënim asgjë. Dheu pothuajse përbinte gjithçka. Menduam se kishte ardhur fundi i botës”, tha Omer.
Ai thotë se nuk ka informacione për gjendjen e 10 miqve të tij të cilët jetonin në shtëpitë e rrënuara. Ai thekson se i ka kërkuar në disa vende dhe se i ka thirrur në telefon por nuk ka arritur në asnjë mënyrë të kontaktojë me ta.
“Para tërmetit ishte afruar namazi i kohës së akshamit. Mora abdes. Por, vajza ime e vogël filloi të qante. E mora atë në krah dhe derisa po merresha me të, filloi tërmeti. Do të shkoja në xhaminë e cila tani është nën rrënoja. Nuk di çfarë do të ndodhte po të shkoja, por vajza ime ndjeu diçka dhe më ndaloi të shkoj”, tha ai.
Ndërsa 69 vjeçari Arbain Sabri i cili ishte dëshmitar i rrënimeve kolektive në Balaroa, thotë se gjatë tërmetit njerëzit përpiqeshin të shpëtojnë të gjallë. Ai thotë se gjatë tërmetit, shtëpitë papritmas filluan të hyjnë brenda tokës.
Arbain thotë se një person i ka shpëtuar vdekjes duke kërcyer nga ndërtesa që filloi të rrënohej ndërsa një tjetër mbeti nën rrënoja të shtëpisë edhe pse u përpoq të shpëtonte duke u ngjitur lartë.
Në tërmetin i cili goditi ishullin Sulawesi u dëmtuan rreth 66 mijë shtëpi kurse në rajonet Balaroa, Petobo dhe Jono të Palus ndodhën rrënime të mëdha kolektive.
Ishulli Sulawesi të premten u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili shkaktoi cunami të lartë nga tre deri në gjashtë metra në qytetet Donggala dhe Palu. Tërmeti me intensitet 7.5 ballë ndodhi 27 kilometra në veri të Gjirit të Palus, treguan të dhënat e Institutit Amerikan për Vrojtime Gjeologjike (USGS).
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...