Haradinaj: Numri i azilkërkuesve ka rënë në 95 për qind

09:32 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Ka filluar takimi i Nivelit të lartë të Sundimit të Ligjit nën kryesimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se në këtë takim do të flasin për dy tema të rëndësishme si ‘Rastet e shënjestruara’ dhe ‘Migrimi ilegal’.

Ai tha se këto tema si të tilla janë me rëndësi pasi që edhe  sot janë mbledhur për të diskutuar për takimin për finalen për liberalizimi e vizave, raporton Arbresh.info.

“Bashkimi Evropian do të sigurohet që nuk  BE do të këtë azil. Nga viti 2015 kemi rënie të azil kërkueseve mbi 95%. Qytetarët tanë duhet ta dinë që e ardhmja është në vendin tonë. Kosova do të dërgoj në Evropë qytetarë të ndershëm e jo kriminel”, ka thënë ai.

Në takim po marrin pjesë ministri i punëve të brendshme, Bejtush Gashi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Kryepeokurori Aleksandër Lumezi, zv.ambasadorja e SHBA-së, Cyline Hyland, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorë të tjerë./Arbresh.info

Të ngjashme