Kryeministri grek Alexis Tsipras ka marrë një ftesë zyrtare për të vizituar Moskën dhe për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, më 12 dhjetor të këtij viti.
Ky takim është i një rëndësie të veçantë, pasi nga njëra anë është një përpjekje për shërimin e plagëve të hapura në marrëdhëniet greko-ruse, pas dëbimit të disa diplomateve nga të dy palët, dhe nga ana tjetër do të japë sinjalin për një periudhë të re miqësie mes dy vendeve.
U bënë 4 muaj, që kur Athina dëboi diplomatët rusë, me akuzën se u përpoqën të minonin marrëveshjen e Athinës me Shkupin për emrin e Maqedonisë, ndërsa akuzoi Rusinë se po bëhet aleate e Turqisë kundër Perëndimit dhe Greqisë, duke i kërkuar Moskës respekt dhe marrëdhënie të barabarta. Përgjigjja ishte e njëjtë edhe nga Moska, që dëboi gjithashtu një numër të njëjtë diplomatësh.
E ndërsa muajt e fundit po dukej se kryeministri Tsipras dhe qeveria e tij kishin fituar një përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Uashingtoni, misionet diplomatike kanë punuar për të realizuar edhe këtë takim të udhëheqësit grek me presidentin rus, duke planifikuar madje edhe agjendën e diskutimeve që do të përkufizojnë të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh.
Ajo përmban marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimin në sektorët e tregtisë, lundrimit, turizmit, energjetikës, por vë theksin edhe te zhvillimet rajonale dhe çështjet kombëtare, si marrëdhëniet greko-turke dhe problemi i Qipros.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...