Google ADS

Parashikimi i motit për tërë javën

07:35 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Në parashikimin e motit për 5 ditët në vazhdim, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike, me këto kondita të elementeve dhe dukurive meteorologjike, moti do të vazhdoj të mbetet stabil dhe me temperatura të larta, mbi vlerat e mesatareve, sidomos të temperaturave maksimale.

Gjate ditës së hënë paraqiten vranësira jostabile të cilat mund të sjellin riga shiu, në territore shumë të kufizuar, por reshje shiu të intensitetit mesatar dhe të lartë nuk parashihen edhe për një periudhë të gjatë kohore, të paktën deri në pjesën e dytë të muajit aktual.

Temperaturat minimalet do të lëvizin nga 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme, ku herë-herë shpejtësia e saj mund të arrijë deri 7m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme