Ndoshta nuk i ke kushtuar rëndësi këtij vesi, por na besoni kur ju themi se është i rrezikshëm për disa arsye.
Të marrësh frymë me gojë është e dëmshme për dhëmbët, madje të bën më keq se kontakti me ushqime apo lëngje të ftohta. Studimi i bërë nga ‘The Journal of Oral Rehabilitation’ ka zbuluar se numri i baktereve rritet dukshëm kur merrni frymë me gojë dhe mbrojtja natyrale e dhëmbëve dobësohet.
Aroma e keqe e gojës është një nga problemet më të shpeshta që vjen nga zakoni lartpërmendur. Duke marrë frymë me gojë, aftësia e gojës për t’u vetpastruar bie ndjeshëm.
Do të ndiheni të lodhur dhe të këputur sepse niveli i oksigjenit në mushkri bie shkruan Who.
Buzët e plasura dhe të thara mund të shkaktohen nga të marrurit frymë me gojë gjatë natës. Një gojë e thatë do të thotë buzë të thata.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...