Ky është momenti kur një balenë kërcen mbi ujë vetëm pak metra larg një anijeje turistike në Kosta Rika. Në pamjet filmike, krijesa gjigande shfaqet thuajsë hundë më hundën me barkën pasi del me furi nga uji dhe përplaset po dhunshëm në të.
Skena u filmua nga një barkë ngjitur, që vëzhgon balenat në gjirin e Queopos. Fillimisht kamera është fokusuar në zogjtë e detitqë fluturojnë mbi ujë. Papritmas shfaqet balena, në krahun e djathtë të anijes turistike. Turistët e tmerruar ulërijnë, balena duket sikur po shkon drejt e mbi barkën e vogël.
Balena zhytet në ujë pas kësaj me furi duke e spërkatur barkën fuqishëm.
Duke parë këtë spektakël të rrallë, një turist në fund të videos dëgjohet tek ulërin: O Zot, o Zot…”
Një tjetër thotë: “ O Zot, ajo balenë thuajse e goditi atë barkën…”
“E di”, thotë turisti, “ jam i tmerruar tani, po na vjen gjithmonë e më afër”.
https://www.youtube.com/watch?v=QuZ_Yqd29n4
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...