Me fotografi të vendosura në “qiell” po tregojnë që ende ka një numër të madh të personave të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet që nga lufta e fundit në Kosovë. Në Departamentin e Mjekësisë Ligjore e kanë për qëllim që ata t’i zbresin në tokë.
Kështu mendojnë të qetësojnë të gjithë ata familjarë që tash e 16 vite presin ndonjë lajm për eshtrat e më të dashurve të tyre, që forcat serbë ua vranë , e pastaj i zhdukën.
Stafi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore ka shpalosur sot një ekspozitë për personat e zhdukur. Në “muzeun” e këtij departamenti, përmes rreth 300 fotografive u paraqit puna e DML-së me gërmime e familjarë që nga viti 2002 e deri më tani.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu thotë se kjo ishte ideja e stafit të DML-së, përmes së cilës shprehin edhe afërsinë që e kanë me familjarët e të zhdukurve.
Duke i shikuar fotografitë e prezantuara, përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Qerkinaj thotë se nuk është bërë mjaft punë.
Megjithatë, sipas tij, ky departament kaq ka në dorë, nuk mund të bëjë më shumë.
Ai shprehu falënderim për DML-në, në emër të familjarëve, për punën që ky departament po bën tash e sa vit drejt ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.
Për këtë ekspozitë, stafin e DML-së e falënderoi edhe kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj.
Prezantimi i kësaj ekspozite u bë në kuadër të aktiviteteve të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, për nderë të shënimit të ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur(30 gusht).
Duhet theksuar se ekspozita u realizua me vetë-financim nga ana e departamentit.
Të pranishëm në prezantimin e ekspozitës ishin edhe shoqatat e familjarëve te të pagjeturve, përfaqësues të Institutit për Hulumtime të Krimeve të Lutës, të EULEX-it, Kryqit të Kuq e tjerë./arbresh.info
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë