Degët e OVL UCk-së së Dukagjinit kanë mbajtur sot një mbledhje në të cilën kanë diskutuar për publikimin e paligjshëm të listave të veteranëve me të dhëna personale.
Në një komunikatë për media, OVL UcK ka njoftuar se ditëve në vijim do të ndërmarrin dy hapa. Ato kanë bërë të ditur se të hënën do t’i shkruajnë kryeprokurorit Aleksandër Lumezi për t’i kërkuar përgjigje deri ku kanë arritur hetimet për fajtorin.
Më poshtë komunikata e plotë:
OVL të UÇK-së, degët e Dukagjinit, në mbledhjen e mbajtur sot me 6 tetor 2018, rikonfirmuan angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës së krijuar pas ofendimit publik të veteranëve të luftës me publikimin skandaloz e të paligjshëm të listave me të dhëna personale, bazuar në aktakuzën në rastin “Veteranët”.
Ne e përshëndesim edhe njëherë veprimin e Prokurorisë, e cila realizoi kërkesën e parë të protestës së Luftëtarëve FALEMINDERIT KOSOVË të mbajtur me 26 shtator 2018.
Janë 2 veprime që do të ndërmarrim në ditët në vijim:
– Një letër do i shkojë Kryeprokurorit Lumezi, të hënën me 8 tetor 2018, ku do të kërkohet se deri ku kanë arritur hetimet për zbardhjen e fajtorit që publikoi ilegalisht listat në media,
– Zyrat e OVL UÇK në Dukagjin, do të jenë të hapura për të gjithë luftëtarët pa dallim zone e brigade, ku do të përkrahën në përpilimin e padisë për fyerje të dinjitetit dhe publikimin ilegal të të dhënave personale.
Paditë do të fillojnë që nga e enjtja 11 tetor 2018 dhe të interesuarit mund të paraqiten në zyrat në Deçan, Pejë, Gjakovë, Istog dhe Junik.
Pasi që Prokuroria ka bërë lëvizjen e vet sipas kërkesës sonë, nevoja për protestë tjetër dhe data e saj, do të varen nga komunikimi jonë me Prokurorinë e Shtetit dhe gatishmëria e tyre për të reflektuar, ndaj kërkesave të tjera.
Kërkojmë nga veteranët të kenë durim, pasi që në fund ne do të jemi fitues në këtë tendencë për njollosjen e Luftës Çlirimtare, e fajtorët do të marrin dënimin që ju takon.
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...