Së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve terroriste të DAESH-it në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni në ushtrinë irakiane, Jamal al-Halidi, për AA konfirmoi se militantët e DEASH-it kryen sulm në vendin Hazir, në jug të Mosulit. Gjatë sulmit në fshatin Al-Asadie vranë së paku tre civilë.
Sulmi tjetër ndodhi në Tikrit, në krahinën qendrore irakiane Salahaddin. Gjatë kalimit të një autobusi i cili transportonte të punësuarit e një rafinerie të naftës në këtë rajon ndodhi një shpërthim, ndërsa bëhet fjalë për një mjet shpërthyes që afër rrugës më herët e kishin vendosur terroristët e DAESH-it.
Konfirmohet se gjatë shpërthimit ka humbur jetën së paku një i punësuar, ndërsa 10 prej tyre janë plagosur. Në shpërthimin e tretë në qytetin Anbar, prapa të cilit po ashtu qëndron DEASH-i, janë plagosur së paku tre persona.
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...