Paraditen e kësaj të premte, policia dha një version zyrtar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në ish-Bllok.
Që të dy të plagosurit janë arrestuar nga policia në flagrancë dhe ndodhen në spital për kurim. Tre persona të tjerë të përfshirë në përplasjen me armë janë shpallur në kërkim.
Policia jep vetëm inicialet e tyre. E.M 31 vjec, F.A 42 vjeç dhe M.B 41 vjeç. Ndërsa paraditen e së premtes, policia kërkoi informacion nga ata që ishin në lokalin e njohur në ish-Bllok, mes të cilëve edhe një këngëtare të njohur, i dashuri i së cilës është shpallur në kërkim.
Policia në ambientin prive të lokalit në ish-Bllok sekuestroi edhe një armë zjarri pistoletë “Glock”, 11 gëzhoja të disa armëve, 10 mijë euro, automjete dhe aparate celularë.
Sipas policisë, të përfshirët në ngjarje e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit. Në një tjetër pistë që po hetohet, bëhet fjalë për persona të tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes të cilët gjatë një bisede për një borxh në shuma të mëdha, janë konfliktuar me fjalë e më pas janë përleshur, duke shkuar deri te përdorimi i armeve.
Policia është shumë më e rezervuar në këtë pistë, ndërsa puna për zbardhjen e rrethanave të saj po vijon.
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR...
ShBA, “nxehet” fushata/ Trump e Harris shtojnë akuzat e ndër...
Ish-ylli i Liverpoolit do të largohet nga klubi i ri pasi re...
Rivitalizohet parku Drilon – Tushemisht, Rama: Gjerdan për e...
Kuba në terr, pas dështimit të rrjetit elektrik
Njohësit politikë skeptik se takimi i ri në Bruksel do të ja...