Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar 23 vjeçarin nga Peja me inicialet V.H., i cili dyshohet se ka kryer 11 raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit të policisë; i dyshuari vjedhjet i kreu nga viti i kaluar deri më tani duke kërcënuar me armë.
Më poshtë njoftimi i policisë:
Me datën 4 tetor 2018, Policia e Kosovës, konkretisht sektori rajonal për hetime DRP-Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale ‘grabitje me armë’ dhe ‘vjedhje të rënda’.
Sektori Rajonal për Hetime DRP-Pejë, në bashkëpunim me njësitë e tjera punuese dhe në bashkëpunim me qytetarët e kësaj zone, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë ka bërë bastisjen e dy (2) lokacioneve, me ç’rast edhe është bërë arrestimi i personit të dyshuar.
Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është:
H. lindur me 1995 m/sh/k
I dyshuari që nga viti 2017 e deri më tani dyshohet se ka kryer 11 raste të grabitjeve me armë dhe vjedhjeve të rënda në rajonin e Pejës.
Policia e Kosovës i falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Pejës dhe të rajonit në përgjithësi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?