Google ADS

Francë, dënohet me burg burri që rrahu gruan në mes të rrugës

23:25 | 4 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një 25 vjeçar, i cili goditi një grua franceze në fillim të këtij viti, është dënuar me gjashtë muaj burg.

Marie Laguerre tha se njeriu u përplas me të pasi ajo i tha atij të mos e ngacmonte atë në një rrugë të Parisit, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Detajet e sulmit ajo i ka postuar në Facebook, së bashku me një filmim nga kamerat e sigurisë, u bë virtual dhe provokoi një debat të madh rreth ngacmimeve.

Gjykata e Parisit urdhëtoi që burri në fjalë të mos e kontaktojë gruan dhe e gjobiti me 2 mijë euro.

Njeriu, i identifikuar vetëm si Firaz M sipas rregullave të gjykatës franceze, u dënua me gjashtë muaj dënim të pezulluar.

Ai gjithashtu u urdhërua t’i nënshtrohej kujdesit psikologjik dhe të merrte një kurs për dhunën lidhur me gjininë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme