Kërcënohet deputeti shqiptar në Mal të Zi

12:19 | 4 Tetor 2018
Arbresh.info

Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Administrativ i Kuvendit, Luigj Shkrela, përjetoi të martën një kërcënim serioz, kur në qendër të Podgoricës, në kalimin e këmbësorëve ja ndërpreu rrugën një shofer taksi për momentin i paidentikuar dhe i tha: “Për të mirën e popullit ty duhet shkelur!

Shkrela dje për këtë rast e njoftoi kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi Aiv Orav dhe
pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët “Shërbimi i medias publike në Malin e Zi, financimi,
menaxhimi dhe rregullimi.

Ai kujtoi se ky nuk ishte incidenti i parë që ai ka përjetuar si deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe
theksoi se është e nevojshme mbrojtja për përfaqësuesit e popullit në Parlamentin e Malit të Zi.

Shkrela pyeti Orav nëse konsideron se ai ka të drejtë në mbrojtje pas të gjitha atyre që ka përjetuar në vendin e
punës, por edhe në rrugë.

Lidhur me mbrojtjen e deputetëve, Orav tha se është e vështirë të gjendet përgjigjeja në këtë pyetjeje dhe se kjo
është “rrezik i profesionit”.

“Ju jeni ata që vazhdimisht jeni objekti i sulmeve, thjesht mendojmë se duhet të përdorni një gjuhë dhe fjalor të
caktuar diplomatik për të gjithë këtë”, tha kreu i Delegacionit të BE në Malin e Zi.

Shkrela dje theksoi se për herë të parë që kur u krijua parlamentarizmi në Mal të Zi, ka ardhur deri te situata të
mendojë nëse mund të shprehi qëndrim në Kuvend./Malësia.ME

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme