Njëra nga ankesat ka qenë edhe ajo se në Gorazhdec do të pensionohet i vetmi polici serb që gjendet në këtë fshat ku është e instaluar komuna paralele serbe e Pejës.
Simiq, siç njofton gazeta “blic” e Beogardit thotë se Lista Serbe dënon “të gjitha sulmet në pronën se serbëve të Kosovës”. Ai kërkon angazhim më të madh të KFOR-it për ndalimin e këtyre sulmeve, ndërsa shfaq zhgënjimin ndaj reagimeve të policisë së Kosovë rreth këtyre rasteve.
Sipas tij, këto sulme ndikojnë drejtpërdrejt në mos kthimin serbëve të shpërngulur.
“Brenda disa muajve i vetmi polic serb në Gorazhdec do të shkojë në pension, Në Novobërdë është vetëm një automjet i policisë që mbulon gjithë territorin, të gjitha këto ia kam thënë ministrit të policisë, por për fat të keq nuk ka reagime”, ka thënë Simiq duke shpalosur disa nga shqetësimet e tij.
“Qëndrimi i Listës serbe, si dhe ai i krejt popullit serb, është se ne kemi besim të plotë te kryetari Aleksandar Vuçiq. Po ashtu besojmë se ai nuk do të lejojë dikë të bëjë sulme masive etnike ndaj serbëve kudo që ata janë në Kosovë”, ka shtuar si.
Simiq ka folur edhe për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri duke theksuar se qëndrimi i Listës serbe nuk ka ndryshuar dhe se ajo është kundër.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...