Themeluesit kryesor të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi dyshohet se i është vrarë i biri më i vogël, gjatë sulmeve ajrore të forcave ruse.
Sipas një komandanti irakian, djali i liderit mbeti i vdekur më 22 shtator, në një fshat të Sirisë, derisa ndodhet në një “çerdhe terroriste”, transmeton Telegrafi.
Lajmi bëhet i ditur, disa muaj pasi lideri i ISIS-ir, bëri të ditur se i është vrarë një nga pesë fëmijët e tij, derisa po ndihmonte xhihadistët, kur një grup fanatikësh sulmoi një termocentral.
“Kemi marrë informacione të besueshme, se djali më i ri i Bagdadit ka mbetur i vdekur në një zonë sunduar nga terroristët, gjatë një ofensive ajrore ruse” ka thënë komandanti për Iraqi News. Por, pa bërë të ditur emrin apo moshën e viktimës.
Gjatë muajit qershor, ISIS pretendonte se ishte vrarë Hudhayfah al-Bagdadi, ndërsa organizata e ka lëshuar një imazh ku e shfaqë atë në uniformë dhe mbanë në duar një armë të gjatë. /Telegrafi/
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në një orë, kolona deri n...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...
Arsenali ‘arrin marrëveshje’ për transferimin 50 milionësh t...