Të qëndruarit ulur mund te dëmtojë po aq sa duhan pirja! Mungesa e aktivitetit fizik, punët që të “mbajnë lidhur” në karrige për te paktën tete orë vijnë me jo pak efekte anësore për shëndetin tonë! Kur te lexoni me poshtë se çfarë i ndodh trupit ne mungese te lëvizjes, do te gjeni pretekste nga me te ndryshmet qe te çoheni te paktën çdo dy orë.
Sipas Dr. James Levine, rektori i Universitetit Shtetëror e Klinikes Mayo në Arizona të qëndruarit ulur është me i rrezikshëm se pirja e duhanit, vret me shume njerëz sesa HIV dhe per fat te keq me shume se 50% e popullsisë do te qëndrojnë te ulur deri ne vdekje.
Arsyeja pse ekspertët e shëndetit e krahasojnë qëndrimin ulur me pirjen e duhanit është sepse rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe kancerin, si dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme.
1. Mund të shtoni peshë
Stërvitja dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor janë dy mënyrat për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Por nëse ju i privoni trupit lëvizjen, metabolizmi do të ngadalësohet duke shkaktuar probleme me tretjen dhe depozitimin e yndyrës. Kjo është një nga arsyet pse është kaq e rëndësishme që të ngriheni dhe të lëvizni çdo dy orë.
2. Dëmton shtyllën kurrizore
Studimet tregojnë se shkaku më i madh i dhimbjes së shpinës është stresi postural. Në këtë rast, nuk lidhet me orët e gjata që kaloni ulur, por me pozicionin si qëndroni në karrige.
Për të parandaluar dhimbjet e shpinës duhet të mbështeteni në karrige, këmbët të jenë në një kënd prej 90 gradësh dhe të takojnë në tokë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme koka të qëndrojë drejt ! Përkulja e qafës mund të dëmtojnë rruazat e para të shtyllës kurrizore.
3. Mund të dëmtojë trurin tuaj
Qëndrimi ulur për vite me radhë mund të çojë në një rënie të ndjeshme të vëllimit të trurit, duke ndikuar në kujtesen tuaj.
4. Mund të dobësojë muskujt tuaj
Muskujt mundësojnë lëvizjen e trupit. Kur uleni për orë të tëra , kjo mund të shkaktojë dobësim të tyre ! Presioni i vazhdueshëm në pjesën e pasme të këmbëve mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut të trupit tuaj dhe përfundimisht të çojë në dëmtim të muskujve. Kjo është për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut . Rreziku për krijimin e trombëve të gjakut është gjithashtu më i lartë nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë.
5. Të fundit por jo më pak të rëndësishme lidhen me rrezikun e diabetit dhe kolesterolit të lartë.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...