shkruan se Vuçiqit në prag të vizitës në Moskë i ka ndodhur një ”gjë e pakëndshme”, vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në veri të Kosovës.
“Vuçiq deshi t’ia tërheq vëmendjen Putinit për shqetësimin rreth situatës, aq më parë që sipas informatave të “Komersantit” në Serbi pritet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB, në të cilën Kina do të shtrojë çështjen e njohjes përfundimtare të Kosovës nga ana e organizatës botërore… Ndërsa Vuçiq nuk është kundër kësaj, aq më parë pse ka presion nga udhëheqja e BE-së dhe Federice Mogherini: ajo ka mundësi që dëshiron të mbahet në mend për funksionin e sja si dikush që e ka mbyllur përfundimisht problemin e Kosovës për botën”, shkruan kjo gazetë.
Gazeta thekson, duke u thirrur në burime anonime se Vuçiq “gjatë kohës së bisedimeve me Putinin ka dashur të marrë mbështetjen e tij për njohjen e Kosovës”, duke shtuar se vetë presidenti i Serbisë është i gatshëm për njohjeje nëse shkëputet veriu i Kosovës.
“Prandaj Vuçiq i premton Rusisë me shumë këmbëngulje se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO. Por, a mos po e stërthekson këtë gjë? Në këso rastesh ndodh që çdo gjë përfundon asisoj që ajo për çka je betuar se nuk do ta bësh në fund e bën”, shkruan gazeta.
“Del e qartë se negociatorët rusë nuk e kanë pasur aq të lehtë ta presin Vuçiqin. Fillimisht ishte vetëm Putini, bisedimet në katër sy kanë zgjatur mbi një orë, ndërsa 40 minuta i janë kushtuar pikërisht Kosovës”, shkruan raportuesi i gazetës nga Kremlini.
Kjo gazetë shton, gjithnjë duke u thirrur në burime anonime se Vuçiq “nuk ka hasur në mirëkuptim të Putinit se Rusia nuk duhet të vërë veto në KS të OKB, nëse Kina njëmend e shtron çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe për çmimin e asaj për Serbinë në variantin e Vuçiqit”.
“Do thënë se presidenti serb ka folur me Putinin vetëm në gjuhën ruse, ndonëse protokolli pa dyshim nuk e parasheh këtë mënyrë, pavarësisht nëse bashkëbiseduesit e flasin gjuhën e njëri tjetrit jo më kq se të veten. Konsiderohet e drejtë që shefi i shtetit në negociata të përdor gjuhën e vendit të vet”, rikujton Komersant.
Gazeta “Komersant” konisderohet si një medium që i shërben politikave dhe propagandës së Putinit dhe shërbimeve informative të këtij vendi.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...