Komisioni i Sigurisë kalon tri ligjet për FSK-në, Lista Serbe ishte kundër

10:52 | 3 Tetor 2018
Arbresh.info

Deputetët e Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së kanë votuar pakon me tre projektligjet për FSK-në. Të gjithë u zotuan se do të përkrahin transformimin e FSK-së dhe do të shtyjnë këtë proces përpara.

Ismet Beqiri tha se vota e LDK është për. Ai tha se shpreson që këto projektligje të ecin para në Kuvend. Beqiri tha se në momentin që projektligjet shkojnë në kuvend, LDK voton për.

Edhe Rexhep Selimi tha se Vetëvendosje e mbështet transformimin e FSK me qëllim të avancimit të forcës. Ai premtoi angazhimin maksimal të VV-së.

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, uroi të gjithë sot dhe tha se të gjithë qytetarët e Kosovës kanë pse të gëzohen sot.

Vota e Listës Serbe në këtë komision ishte kundër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme