LG Rolly, tastiera e parë solide që mund të paloset

09:57 | 27 Gusht 2015
Arbresh Info

Kompania LG sapo ka prezantuar një tastierë vërtetë interesante pa tela që është krijuar për telefona të mençur dhe tableta. I quajtur LG Rolly, ky aksesor është prezantuar si tastiera e parë solide pa tela që mund të paloset.

Ndryshe nga shumë tastiera fleksibile tjera që janë aktualisht në treg, LG Rolly nuk është e krijuar nga silikoni. Në vend të këtij materiali për ndërtim, LG ka përdorur plastikën ABS dhe polikarborant, shkruan arbresh.info. Tastiera e re mund të paloset madje edhe të kthehet edhe një shkop të cilin pa problem mund ta bartni me vete.

LG Rolly mund të konektohet me telefonat e mençur dhe tabletat përmes Bluetooth 3.0 duke mbështetur kështu një numër të madh pajisesh. Po ashtu, ky aksesor ka vetëm një bateri AAA që i mjafton pajisjes të ketë energji për tre muaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme