Veseli: Guximi dhe vendosmëria e studentëve në ’97, frymëzim për UÇK-në

15:51 | 1 Tetor 2018
V. S.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar protestat studentore të tëtorit të vitit 1997.

Veseli thotë se guximi dhe vendosmëria e studentëve ishte frymëzim për epokën e re që nisi atë vit, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë nderim për studentët e protestave të tetorit 1997. Guximi dhe vendosmëria e tyre ishte frymëzim për epokën e re që nisi atë vit, epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme