Google ADS

“Loja” e dhunshme sfidon shkollat e kryeqytetit

08:45 | 1 Tetor 2018
Arbresh.info

Një “lojë” e dhunshme mes nxënësve sfidon shkollat e mesme të kryeqytetit. Goditje të forta në fytyrë me shuplaka që 2 nxënës të SHM “Sami Frashëri” i bëjnë njëri-tjetrit brenda klasës ku mbahet mësimi, e cila është filmuar edhe në një video që i ka rënë në duar policisë, është vetëm një nga rastet që e dëshmon se ajo tashmë po “luhet” nëpër shkolla.

Ndonëse, po prezantohet nga nxënësit, si lojë me emrin” “Shpulla challenge”, për policinë, drejtorët e shkollave dhe prindërit, është dhunë brutale, e cila nuk do të duhej të ndodhte në shkolla.

Xhafa, komandant i policisë së Kosovës në Njësinë e qendrës ka thënë se policia ka identifikuar nxënësit që shihen në video dhe ka trajtuar këtë rast. Xhafa i ka thënë KD-së se policia ka punuar në dy drejtime, te kjo lëndë ku janë përfshirë dy të mitur.

E para ishte trajtimi i këtij rasti dhe e dyta, ndërmarrja e veprimeve që të mos lejohet përhapja e mëtejshme e kësaj “loje” nëpër shkolla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme