Në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë, ka ndërruar jetë një vajzë e moshës 4 vjeçare pasi që nuk mundur t’u mbijetoj plagëve të marra nga dyert e oborrit që kanë zënë atë.
Në këtë incident është e përfshirë edhe një vajzë tjetër e moshës 5 vjeçare, e cila është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Tragjedia ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës, njofton Klan Kosova.
“Një vajzë e moshës tre apo katër vjeçare ka humbë jetën si pasojë e dyerve të oborrit që kanë zënë atë. Ndërsa e lënduar ka mbetur një vajzë tjetër e moshës 5 vjeçare, për të cilën po raportohet se është jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës që ndodhet në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë. Policia dhe prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë emëruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja fatale”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti./klan kosova/
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...