“Mbështetja më e madhe e arbëreshëve ishte te gjuha. Te gjuha e nënës, zakonet. Fjala ka fuqi të brendshme të madhe, si kur thua: oj zemra ime, oj nëna ime, o Zot…Janë arbëreshët që kanë mbajtur ritin arbëresh, zakonet, deri sot. Kurse ata që kanë ritin latin, kanë humbur gjuhën arbëreshe”, thotë Bellushi në një bisedë për ”Koha Ditore”.
Madje, fatin e arbëreshëve e sheh të lidhur ngushtë edhe me ruajtjen e mitit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.
“Fati i arbëreshëve sot në 550-vjetorin e Skënderbeut mund të shihet si një rilindje”, thotë Bellushi.
“Identiteti i hapur”
Ai ka bërë pothuajse 60 vjet kërkime në fshatrat ku jetojnë arbëreshët në Itali dhe arvanitasit në Greqi, duke bërë edhe një fjalor frazeologjik.
Në dhjetëra libra të tij autoriale ai prej vjetësh është shndërruar në adresë të vetme të studiuesit, i cili pareshtur është marrë me trajtimin e çështjes arbëreshe.
Shpërndarja e tyre në Greqi e Itali e zgjeroi horizontin e punës kërkimore.
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...
Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e...
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë