Cristiano Ronaldo mohon akuzat e përdhunimit

01:06 | 29 Shtator 2018
Arbresh.info

Avokatët e Cristiano Ronaldos kanë mohuar me forcë pretendimet se ai ka përdhunuar një amerikane në vitin 2009.

Viktima Kathryn Mayorga ka thënë për gazetën gjermane Der Spiegel që është sulmuar nga ylli portugez në një dhomë hoteli në Las Vegas, transmeton portali arbresh.info.

Më pas, sipas saj Ronaldo e pagoi atë mbi 300 mijë euro për ta mbajtur të fshehtë incidentin.

Avokatët e Ronaldos, Schertz Bergmann Rechtsanwälte, kanë publikuar një deklaratë duke mohuar kategorikisht pretendimet dhe duke e quajtur raportin jashtëzakonisht ilegal.

Avokati Christian Schertz tha se do të kërkojnë dëmshpërblim nga Der Spiegel për “dëme morale në një shumë që përkon me seriozitetin e shkeljen, që është ndoshta një nga më seriozet në shkeljen e të drejtave në vitet e fundit”.

Ronaldo ka nënshkruar me Juventusin nga Real Madridi këtë verë për 100 milionë euro./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme