Përdorimi i dronëve është vazhdimisht duke transformuar mënyrën se si janë duke u kryer sulmet, gjë të cilën e vërteton mjaftë mirë edhe kjo ngjarje.
Bazuar në autoritet për zbatimin e ligjit, policia në Maryland ka arrestuar dy persona, Thaddeus Shortz dhe Keith Brian Russel, si të dyshuar për kontrabandë të drogës dhe disqeve pornografike brenda burgut duke përdorur një dron.
Personat, që si qëllim kishin futjen e dronit Yuneec Typhoon brenda burgut, ishin arrestuar të shtunën në Cumberland, shkruan arbresh.info. Autoritet kanë bastisur një dron Yneec Typhoon, i cili kushton rreth 1.300 dollarë, marijuanë, disqe me përmbajtje pornografike, duhan, një telefon dhe një pistoletë.
Kjo nuk është hera e parë që kriminelët kanë provuar për të përdorur dronët për të dërguar gjëra në mënyrë ilegale në burg. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në muajin korrik ku është gjetur një dron me marijuanë, heroinë dhe duhan./arbresh.info
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...