Policia e Durrësit zbardh dhe dokumenton ngjarjen ndodhur ditën e djeshme në lagjen Nr.16 ku u gjet pa jetë në banesë shtetasja F.Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetasja F.Sh. 81 vjeçe.
Është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi R. G, 21 vjeç, banues në Durrës.
Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë