Google ADS

Sa kripë marrin fëmijët gjatë ditës?

08:53 | 28 Shtator 2018
Arbresh.info

E keni menduar ndonjëherë se fëmija juaj mund te jetë duke marrë më shumë kripë se duhet? Ushqimet e sotme përmbajnë shumë më tepër kripë se ushqimet ne të shkuarën. Sidomos ato të gatshmet!

Ky fakt i vendos fëmijët përpara rrezikut të rritjes së presionit të gjakut dhe të vendosjes së preferencës për kripë që zgjat gjithë jetës. Ja disa nga ushqimet që përbëjnë burim të sasive të tepruara të kripës:
-Drithërat e gatshëm të mëngjesit
-Picat
-Salcicet, sallamet, proshutat
-Konservat
-Salcat e gatshme të bëra me mish
-Supat e gatshme
-Cibuket, patatinat
-Kikirikat, farat dhe bajamet e kripura
-Sanduiçet e gatshëm, hamburgerat
-Salcat e gatshme, salca e sojës
Ne ju këshillojmë të evitoni sasitë e tepruara të kripës në ushqimin e fëmijëve tuaj. Ata kanë përmasa trupore më të vogla dhe nuk e përballojnë mirë tepricën e kripës. Sasitë e tepruara të kripës mund të rrisin presionin e gjakut në arteriet e fëmijës duke e predispozuar atë të shfaqë hipertension dhe probleme kardiake në moshë të rritur.

Zgjedhjet më të mira për fëmijët janë ushqimet e përgatitura në shtëpi me ushqime të freskëta dhe të papërpunuara.

Përpiquni të përmirësoni shijen e ushqimeve vetëm me përbërës natyral si erëzat dhe limoni apo uthulla e mollës. Pasuroni ushqimin e tyre me fruta dhe zarzavate dhe mundësojini konsumin e ujit edhe kur ata harrojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme