GitHub, uebfaqja e famshme për shpërndarjen e kodeve të përdorura nga programerët për zhvillimin e softuerëve, është goditur përsëri të martën nga një sulm DDoS.
Sulmi kibernetik vjen vetëm disa muaj pasi uebfaqja pësoi një sulm masiv DDoS, i cili si origjinë kishte Kinën, shkruan arbresh.info. Kompania ka bërë të ditur për këtë çështje të martën pasi hulumtoi rreth problemit, ku u zbulua që serveri ishte duke u përballur një sulm i ri DDoS.
“Problemet me rrjet janë identifikuar si pasojë e një sulmi DDoS. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin”, shkroi GitHub në rrjetin social Twitter.
GitHub ka qenë subjekt i sulmeve DDoS disa herë, por kompania ka thënë që sulmi që ka pësuar në muajin mars ishte më i madhi në historinë e kompanisë./arbresh.info
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj