Përmes saj ai sjellë rrëfimin real për luftën që ka përjetuar në Kosovë.
“Frymë Lufte: Mësime nga fushëbeteja” nga Roland Bartetzko është një libër autobiografik i autorit gjerman, gjatë përvojës së tij si luftëtar në radhët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka fol gjerë e gjatë për luftë dhe zhvillimin e saj në kohën e UÇK’s përballë okupatorit të atëhershëm serb.
Ish-ushtari i UÇK-së ka thanë se para Kosovës ai ka luftuar në Bosnje dhe Kroaci.
Derisa kur ka filluar lufta në Kosovë, ai ka thanë se ju ka bashkëngjitë kësaj lufte dhe ka marrë vendim personal për me ju bashkuar kësaj lufte qysh në atë kohë i cili ka qenë edhe 20 vjeçar.
Ai ka thanë madje se organizimi në UÇK ka qenë ma i vështirë për me hy në luftë, se sa në Kroaci.
Bartetzko, për luftën e ka shkruar edhe një libër, me titull ‘Frymë lufte’.
Ish-ushtari i UÇK-së ka rrëfyer për atë kohë, ka thanë gjatë asaj kohe kryesisht ka qenë në Drenicë, por kohën ma të madhe e ka kaluar në Zonën operative të Shalës ku së bashku me Bekim Shytin, e kanë themeluar edhe Njësinë Speciale të Shalës.
Së fundmi, autori i librit ka publikuar në youtube edhe një video ku tregon përvojat e tij në luftë dhe pas saj, video është punuar nga produksioni kosovar “Djemt e Abdullahut”./Arbesh.info
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...