Google ADS

Meizu lanson telefonin e mençur MX5

13:51 | 26 Gusht 2015
Arbresh Info

Pas zyrtarizmit që kompani i bëri një muaj më parë, Meizu ka lansuar telefonin e ri MX5 në Indi. Kompania kineze kishte zbuluar javën e kaluar planin për lansim të pajisjes së re.

Telefoni i mençur do të jetë në dispozicion në vend përmes operatorit Snapdeal, i cili do shes variantin 16GB për 300 dollarë, shkruan arbresh.info. Varianti 32GB dhe 64GB nuk do jetë në dispozicion, por pritet të ofrohen nga kompania së shpejti.

Meixu MX5 është i pajisur me procesor tetë-bërthamor 2.2GHz Cortex-A53, ekran 5.5 inç, 3GB RAM dhe 3150 mAh bateri.

MX5 ka kamerë prapa 20.7 megapiskel, kamerë frontale 5 megapiksel, platformë Flyme 4.5 OS të bazuar në Android 5.1 si dhe mbështet rrjetin 4G LTE, 3G, Wi-FI dhe Bluetooth./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme