Një burrë në Kinë është ekzekutuar për vrasjen e nëntë nxënësve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në një sulm me thikë, sipas një gjykate. Zhao Zewei sulmoi një grup nxënësish në prill jashtë shkollës ‘Number Three Middle School’ në Mizhi.
Ai u dënua për vrasje me paramendim dhe u dënua me vdekje në korrik nga Gjykata e Lartë Ndërmjetësuese në Provincën Shaanxi.
Lajmi për ekzekutimin e tij erdhi pasi një dado e dënuar për vrasjen e një nëne me 3 vajzat e saj u ekzekutua.
Dhe tre muaj më parë dy shitës droge u dënuan me vdekje para qindra njerëzve në Haikou të Kinës jugore përpara se të vriteshin menjëherë.
Sipas agjencisë së lajmeve të Kinës Xinhua, Zhao u ekzekutua me armë mëngjesin e së enjtes (27 shatator).
Gjykata tha se Zhao nuk kishte apeluar kundër dënimit me vdekje.
U tha gjithashtu se dënimi me vdekje ishte shqyrtuar dhe miratuar nga Gjykata e Lartë e Popullit Shaanxi dhe Gjykata Supreme e Kinës.
Akti i Zhao u konsiderua si një hakmarrje. Sipas gjykatës ai ishte i papunë, mësonte në shkollë dhe mendonte se ishte objekt tallje nga shokët e klasës në atë kohë, ndaj komplotoi gjithçka.
Më 27 prill i ekzekutuari mori tre thika dhe u nis për në Beimendong në Mizhi ndërsa priti që nxënësit të mbaronin mësimin.
Kur nxënësit dolën nga shkolla ai vrapo drejt tyre dhe i qëlloi me thikë.
Nga sulmi mbetën të vrarë 9 nxënës, u plagosën rëndë 4 të tjerë ndërsa 8 u plagosën lehtë.
Gjykata tha se motivi i Zhaos ishte ‘i neveritshëm’ dhe mjetet e tij për vrasjen ishin ‘veçanërisht mizore’.
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...