Pejë: Sulmuan një person, policia arreston tre të dyshuar

10:59 | 27 Shtator 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar tre personave në Pejë, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht një person në rrugën ‘Gjergj Fishta’.
Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.

Njësia policore ka arritur të konfiskojë dy pistoleta njëra prej tyre me gaz. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme