Erdogan i garanton Thaçit mbështetje për njohjet e reja dhe anëtarësimin në INTERPOL

10:24 | 27 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka ofruar mbështetje Kosovës në shtimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në INTERPOL, pas takimit që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së.

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka thënë se do të angazhohet personalisht në shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, siç është INTERPOL-i.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fusha tjera me interes të përbashkët.

Sipas komunikatës së presidencës, Thaçi ka falënderuar presidentin turk, Erdogan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e shtimit të njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në fund, Thaçi e ka informuar presidentin turk lidhur me fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për domosdoshmërinë e arritjes të një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme.

Presidenti turk ka thënë se mbështet arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme