Personazhi televiziv Bill Cosby, dikur i njohur si “Babai i Amerikës”, është dënuar tre deri në 10 vjet burg për drogimin dhe sulmin seksual ndaj Andrea Constand në shtëpinë e tij 14 vjet më parë.
“Ky ishte një krim serioz”, tha gjykatësi i kontesë së Mongtomery Steven T. O’Neill, transmeton portali arbresh.info.
Cosby, i dënuar në prill për sulm agresiv, ka refuzuar të flasë në gjykatë para verdiktit.
Avokatët e tij kanë paraqitur një ankesë në këtë rast. Ai gjithashtu është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 25,000 dollarësh plus kostot e ndjekjes penale si pjesë të dënimit.
Prokurorët kishin kërkuar pesë deri në 10 vite në burg shtetëror për Cosbyn, duke thënë se ai nuk kishte treguar shenja të pendesës për veprimet e tij./Arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...