Google ADS

Burgoset për 18 muaj hakeri që sulmoi kompaninë Aviva

10:56 | 26 Gusht 2015
Arbresh Info

Se punëtorët e “pakënaqur” mund të shkatërrojnë një kompani kjo ka qenë një gjë mjaftë e njohur, por së fundmi këtë e vërtetuar kompania Aviva.

Richard Naeli, bashkëthemeluesi i Esselar, është deklaruar si fajtor për sulmin kibernetik të shkaktuar në kompaninë Aviva, që ka qenë në partneritet me kompaninë  Esselar për të ruajtur serverin e rrjetit të kompanisë.

Ai është dënuar për 18 muaj burg pas hakimit të bërë në 900 telefonat e Avivas, ku hakeri ka vjedhur të dhënat e tyre, shkruan arbresh.info. Bazuar në raportet nga ‘BBC’, marrëdhëniet ndërmjet Esselar dhe Aviva kanë qenë të varura nga “një fije peri” para veprimit të hakerit Neali.

Prokurorët thonë që aksioni i tij çoi deri në përfundim të marrëdhënieve ndërmjet dy kompanive, gjë që i shkaktoi kompanisë Esselar humbjen e kontratës me vlerë prej 80.000 funta për vit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme