Google ADS

Rigjykimi i masakrës së Qyshkut, “Ushtarët plaçkitën e vranë civilë shqiptarë”

13:54 | 25 Shtator 2018
Arbresh.info

Gjykimi për rastin “Qyshku” për krime të luftës ndaj shqiptarëve dje filloi me vonesë para Kolegjit për Krime Lufte të Gjykatës së Lartë në Beograd ka nisur me vonesë, për shkaqe teknike, nis raportin gazeta “Danas” nga ky proces.

Megjithatë, pas ndonjë gjysmë ore, në cilësinë e dëshmitarit u shfaq Sani Uka, i cili ka treguar se më 14 maj të vitit 1999 ishte dëshmitar okular i vrasjes së fqinjve të tij. Siç ka treguar ai, dy ushtarë (serbë – sqarim ynë) kishin ardhur në fshatin Qyshk (afër Pejës – plotësim ynë), njëri prej të cilëve i kishte kërkuar të holla, dhe kur Uka ia kishte dhënët të gjitha ato që i kishte pasur në atë moment, ai ushtar praktikisht e kishte mbrojtur, pasi ushtari tjetër kishte futur në stallë katër civilë, njërin e kishte lëshuar, kurse të tjerët i kishte vrarë. Uka ka thënë se nga vendi ku po ndodhte ngjarja kishte qenë diku rreth 20 metra larg dhe se kishte parë çdo gjë, përcjell Arbesh.info raportimin e “Danasit”.

Në gjykatë ishte dashur të paraqiteshin edhe tre dëshmitarë, por njëri prej tyre kishte vdekur, ndërsa dy të tjerët kishin kërkuar që të dëshmonin përmes lidhjes me video-konferencë. Po ashtu në gjykatë, në procesin kryesor nuk ishte shfaqur i akuzuari Llazar Pavlloviq për shkak të sëmurjes, kështu që ;ënda për të do të veçohet, raporton kjo gazetë.

aktakuzës, 12 pjesëtarë të dikurshëm të Aradhes Ushtarake Territoriale 177 të Ushtrisë së Jugosllavisë , të njohur me emrin “Shakali” (Çakallët), gjatë muajit prill dhe maj të vitit 1999 kanë marrë pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq. Të pandehurit kanë vrarë, përdhunuar, shkatërruar dhe shkretëruar pasurinë e civilëve. Shumica e të mbijetuarve kishin braktisur shtëpitë e tyre dhe ikur në Shqipëri. Ish-udhëheqësi i “Çakallëve”, Nebojsha Miniq, i njohur edhe si “”Mrtvi” ( I vdekuri) ka vdekur në Argjentinë në vitin 2005. Në qershor të vitit 2015 gjykata kishte vendosur të bashkojë procesin “Qyshku” me atë të “Lubeniqit”, meqë mbështeten në fakte të ngjashme, transmeton Koha.net raportimin e “Danasit”.

Të rikujtojmë se aktakuza ishte ngritur qysh më 10 shtator të vitit 2010, ndërsa në shkurt të vitit 2014 Toplic Milladinoviq, Millojko Nikoliq dhe Dejan Bullatoviq u dënuan me nga 20 vjet burgim, Ranko Momiq me 15 vjet, Abdullah Sokiq me 12 vjet, Sreqko Popoviq me 10 vjet, Sinisha Mishiq me pesë vjet, Sllavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiqeviq me nga dy vjet burgim, ndërsa ndaj Vidoje Koriqaninit dhe Zoran Obradoviqit ishin tërhequr akuzat. Por, në shkurt të vitit 2015 Departamenti për Krime Lufte i Gjykatës së Apelit në Beograd kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Të enjten, më 20 shtator, siç raporton “Danas”, është mbajtur procesi për rastin “Tërnja”, në të cilin Rajko Kozlina dhe Pavle Gavrilloviq ngarkohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave, më 25 mars të vitit 1999 kishin marrë pjesë në sulmin mbi Tërnje të komunës së Suharekës, që pati për pasojë vrasjen e 27 civilëve shqiptarë të Kosovës. Është marrë në pyetje Maliq Voca, i cili në ditën kritike, rreth orës 6 e 30 minuta kishte shkuar nga shtëpia e vet në Tërnje për të ushqyer lopët, shkruan kjo gazetë.

“Ka qenë larg shtëpisë rreth 20 metra kur ishte plagosur. Ishte qëlluar në shpinë, ndërsa plumbi i kishte dalë në anën e përparme të trupit. Nuk e di kush e kishte qëlluar. Ka sqaruar se shtëpia e tij ndodhet afër shkollës në qendër të fshatit, ndërsa nga kodra është larg rreth 50 metra. Në mes të shtëpisë së tij dhe kodrës është vetëm një stallë. Konsideron se ndaj tij ishte shtënë nga kodra. Nuk kishte parë çfarë kishte ndodhur atë ditë në fshatin Tërnje, por e di se ai ishte i pari që u qëllua. E di se ishin vrarë civilë, meqë këtë e kishte dëgjuar nga kushërinjtë. Po ashtu kishte marrë vesh se ishte vrarë familja Gashi, pastaj halla e tij Rrahime Voci, si dhe tre djem të axhës së tij – Ali, Musli dhe Rexhep Voca. Musliu ishte vrarë në oborr, kurse Rexhepi e Aliu në shtëpi, të cilës pastaj i ishte vënë zjarri. Dëshmitari kishte parashtruar kërkesë për kompensim të dëmeve pronësore, por pa e theksuar sasinë”, theksohet në raportin nga gjykimi të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH)”, raporton “Danas”, transmeton Koha.net.

Seanca tjetër gjyqësore është caktuar për datën 5 nëntor të vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme