Google ADS

Studeti 23 vjeçar vdes duke pritur të hyjë në provim

13:44 | 25 Shtator 2018
Arbresh.info

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paqarada tha se studenti kishte ardhur për të hyrë në provim në gjinekologji.

“E kanë përfunduar pjesën praktike të provimit. Ka pas me hy tek unë në provim për pjesën teorike por nuk e ka arritur”, tha Paqarada.

Ajo tha se gjendja e tij është përkeqësuar në fakultet dhe pastaj e kanë dërguar në QKUK për trajtim ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas Paqaradës studentit 23 vjeçar i është përkeqësuar gjendja pas problemeve me enët e gjakut.

“Studenti ka vdekur në Klinikën e Kardiologjisë pas 10 orë trajtim nga mjekët”, ka thënë Myrvete Paqarada.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme