Google ADS

Archos zbulon tre telefona të mençur

09:54 | 26 Gusht 2015
Arbresh Info

Krijuesi i telefonave francez, Archos dëshiron të pushtojë tregun me lansimin e tri pajisjeve. Dje kompania ka zbuluar tri pajisje të reja, derisa dy prej tyre janë plotësisht të njëjta nga pjesët harduerike.

Ajo që i ndan Archos 50 Cesium dhe Archos 50e Helium është softueri i tyre. Njëri nga telefonat do përdorë platformën Windows 10 Mobile kur të lansohet derisa tjetri qëndron me sistem operativ nga gjiganti Google, Android.

archos

Pra, Archos 50 Cesium do të jetë njëri nga telefonat e parë të mençur me platformën Windows 10, shkruan arbresh.info. Ky telefon vjen me ekran 5-inç, kamerë prapa 8 megapiksel së bashku me blic LED, kamerë frontale me 2 megapiksel, 1GB RAM, 8GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave dhe bateri 2.100 mAh.

Modeli tjetër, Archos 50e do përdorë platformën Andorid 5.1 Lollipop, por pjesët e tjera do të jenë të gjitha të ngjashme me modelin 50 Cesium. Të dy telefonat do të kushtojnë 99 funta dhe do debutohen gjatë muajit nëntor.

archos1

Archos Diamond S është një telefon që ka ekran 5 inç me Gorilla Glass 3, kamerë prapa 16 megapiskel me blic LED, 8 megapiksel kamerë frontale, 2GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, procesor MediaTek MT6753 Soc me 1.5 GHz tetë-bërthamor dhe bateri 2.300mAh.

Ky model ka opsionin për dy SIM kartela si dhe mbështet rrjetin 4G LTE. Diamond S përdorë platformën Android 5.1 Lollipop si dhe vjen me një çmim prej 159.99 funta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme