Dy ditë para mbajtjes së mbledhjes së dytë të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, përfaqësues të bizneseve nga të dy vendet janë mbledhur sot në Tiranë ku kanë bërë publike 16 kërkesa drejtuar qeverive, për të cilat kërkojnë të diskutohen gjatë mbledhjes së të hënës.
Luan Bregasi, përfaqësues i Biznes Albania tha se agjenda kryesore e mbledhjes së të hënës duhet të fokusohet te problemet e biznesit, dhe do të ishte mirë që përfaqësues të bizneseve të ishin të paktën si vëzhgues në të gjitha mbledhjet që do të organizohen mes dy qeverive tona.
Ndërsa Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se të gjitha pikat dhe propozimet drejtuar qeverive janë të rëndësishme për tu realizuar, pasi kjo do të na bënte ne si shtet me atraktiv për investime dhe konkurrent ndaj importeve të vendeve të tjera.
Edhe Ramiz Kelmendi, themelues i kompanisë ‘Elkos Group’ kërkoi që produktet shqiptare të pajisen me certifikate Eur 1, një certifikatë më e avancuar se ajo e marrëveshjes CEFTA, ndërkohë ai shtoi se ka disa grupeve të interesit që kanë ndikim politik dhe e pengojnë procesin pozitiv të dy shteteve tona.
Tashmë këto pika iu janë dërguar institucioneve shtetërore të të dyja vendeve dhe pritet të jenë pjesë e agjendës që qeveritë do të diskutojnë ditën e hënë në mbledhjen e përbashkët, shkruan kosovapress.
16 pikat e propozuara sot nga bizneset
1.Të publikohen në faqet zyrtare listat e detajuara të produkteve të gatshmedhe të materialeve , ambalazhive që importohen nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës në sasi që mund të shërbejë si ide bazë për të qasur prodhime të reja dhe zgjerim të kapaciteteve zgjeruese dhe prodhuese, ku vend të veçantë duhet të zënë produktet ushqimore, bujqësore por edhe të tjera
2.Të trajtohen produktet e prodhuara në Shqipëri dhe në Kosovë si produkte me prejardhje nga dy vendet tona dhe për çdo prodhim të pajisen me certifikatë EUR 1,ky është një modalitet shumë më i avancuar se në raport me marrëveshjen CEFTA, por asesi nuk e dëmton marrëveshjen CEFTA
3.Të hiqen taksat doganore për lëndë të para, dhe për materiale, ambalazhim, për të gjitha produktet dhe nga të gjitha shtetet, pasi për këto lëndë të para ka sasi të mjaftueshme në trojet kombëtare
4. Të pranohen dokumentet zyrtare të organeve, kompetente të dy shteteve, si të doganave, dhe organeve të tjera kontrolluese të kualitetit dhe të cilësisë
5. Të impelmentohen arkat fiskale në të dy shtetet, si aktivitete që paraqesin një kulturë blerëse
6. Të luftohen informaliteti dhe korrupsioni si dukuri negative të shoqërisë kombëtare
7. Të hiqet dorë nga ndikimi politik dhe individual nga organet e drejtësisë për kurimin publik të kontrollit dhe të kompamive publike
8. Të trajtohen bizneset të barabarta dhe jo me politika selektive, favorizuese apo gruporetë grupeve të intersit sepse kjo e dëmton konkurrencën e drejtë
9. Të krijohet ambient ligjor dhe pako e re investuese për prodhimtarinë rentabile dhe për përmbushjen e qëndrueshme të buxhetit shtetëror
10. Radiotelevizonet publike të jenë në funksion të promovimit të produkteve të të dy shteteve në funksion të ngritjes së informimit për sasi dhe cilësi që nxiten nga prodhimtaria dhe bizneset vendore
11. Planifikimi i ekskursioneve të gjeneratave të reja për nxënës, studentë, në të dy shtetet ku në plan-programet e tyre do të jenë vizita në ekonomi dhe bizneset prodhuese sepse këta janë konsumatorë
12.Të identifikohen dhe mbështeten top-kompanitë mbarëkombëtare , që të bëhen brand i njohur me qëllim të eksportit në vende të BE e më gjerë
13. Të dizajnohet program i ri i lidhjeve zinxhirore, prodhues, përpunues, dhe qendrave tregtare mes vendeve mbarëkombëtare, për shembull; përpunuesi nga Kosova-prodhimi final në Shqipëri dhe tregu-qendra tregtare apo anasjelltas, por gjithmonë të njihen certifikatat e Eur 1
14. Të subvencionehn produktet dhe lirimi i TVSH për 2 % për një periudhë 4-vjeçare, që te jenë prodhimet e Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të ngritjes së interesimit për të konsumuar konsumatori; për të tregtuar tregtari, dhe kjo është në ndihmë të produkteve vendore
15. Të promovohen produktetet kombëtare në trevat mbarëshqiptarë, rajonale dhe evropiane dhe më gjerë
16. Të pranohen nga dy qeveritë nga një përfaqësues i Dhomës Kombëtare të Tregtisë si vëzhgues në mbledhjet e rregullta qeveritare e në veçanti kur kanë të bëjnë me ligjet për ekonomi dhe për zhvillim./Arbresh.info/
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë