Këtë e ka konfirmuar komandanti i trafikut rajonal Kapiten, Albin Sahatqija. Ai thotë se aksidenti ka ndodhur për shkak të moskujdesit gjatë tejkalimit, ku edhe viktima ishte e ulur në veturën që kishte hyrë në tejkalim.
“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë – Prishtinë ndërmjet dy automjeteve. Me këtë rast një fëmijë ka humbur jetën, rreth moshës gjashtë vjeçare. Aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë në tejkalim, që ishte i jashtëligjshëm. Fëmija me këtë rast ka qenë e ulur si pasagjere. Me këtë rast janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë që kanë marrë trajtim mjekësor, e të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Sahatqija.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...