Google ADS

Fryma e dragoit”, pija e rrezikshme që po fikson adoleshentët

21:48 | 23 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Adoleshentët nuk ndalen së provuari gjëra të rrezikshme. Shpikja më e fundit mban emrin “Fryma e dragoit” dhe është një pije mjaft e rrezikshme. Ajo është e bërë duke derdhur azot të lëngshëm mbi një nga ushqimet e lehta, siç janë djathi, frutat ose drithërat me sheqer dhe lihet më pas në temperatura shumë të ftohta.

“Fryma e dragoit” mund të djegë gojën ose të shkaktojë shqetësime të mëdha me frymëmarrjen, nëse nuk e konsumon siç duhet. Pija e ka marrë emrin për shkak të tymit që lëshon. Sipas adoleshentëve, për të konsumuar këtë pije duhet të hani karamelet e ngrira, të cilat lëshojnë tym dhe ta kaloni këtë të fundit nga goja në hundë. Nëse nuk e nxjerr tymin jashtë në kohë rrezikon të digjesh. Kjo lloj pije serviret në kioska dhe dyqane në të gjithë Amerikën.

Blerësit këshillohen ta hanë ushqimin me shkop dhe jo me gishta, sepse kur lëkura ose indi i një personi bie në kontakt me azotin e lëngshëm, ai mund të shkaktojë djegie të rënda të lëkurës, të shkaktojë asfiksim vdekjeprurës nëse hidhet në aparatin e frymëmarrjes dhe mund të dëmtojë shikimin nëse hidhet në sy.

Një rast i veçatë është ai i një 14-vjeçareje që u dërgua me urgjencë në spital pasi ra në kontakt me azotin e lëngshëm. Newsday shkruan se mjekët thanë se duhet t’i prisnin gishtin e madh në mënyrë që të shpëtonin nga djegia pjesën tjetër të dorës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme