Rreth 300 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve kërcënojnë sigurinë çdo ditë

21:05 | 23 Shtator 2018
Arbresh.info

Rreth 300 mijë armë ilegale janë në pronësi të qytetarëve të Kosovës.

Por, Policia, gjatë vitit, arrin të konfiskojë më shumë se 1 mijë armë të tilla, raporton KTV.

Ky numër kaq i vogël i konfiskimeve, për njohësit e kësaj fushe, paraqet rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët. Plator Avdiu dhe Fadil Kajtazi deklarojnë se për ta shmangur këtë rrezik, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të bëjë regjistrimin e këtyre armëve.

Ndërsa, në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se numri i armëve ilegale në vend, ka qenë më i lartë, porse kanë arritur ta zvogëlojnë për 100 mijë. Gjithashtu, ky dikaster ka kohë që ka hartuar projekt udhëzimin administrativ për legalizimin e armëve dhe i njëjti është në fazën finale të draftimit.

Ndërsa, vetëm gjatë këtij viti në vendin tonë janë raportuar më shumë se 800 raste në polici, për posedim të armëve ilegale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme