Borxhi i ndërmarrjeve ndaj institucioneve financiare vendore dhe të jashtme ka vazhduar trendin rritës. Borxhi i brendshëm, përkatësisht borxhi ndaj sektorit bankar në vend është rritur për 11.1 për qind, kreditë e ndërmarrjeve nga ndërmjetësit tjerë financiarë u dyfishuan, por që mbesin me peshë të vogël në gjithsej borxhin e ndërmarrjeve në më pak se 3 për qind. Borxhi i jashtëm i ndërmarrjeve vazhdoi rritjen dhe arriti në 21.1 për qind të gjithsej borxhit.
Kështu thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar, shtator 2018”, prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës”.
Sipas BQK-së, në muajin dhjetor 2017, gjithsej borxhi i ndërmarrjeve shënoi rritje vjetore prej 11.7 për qind dhe arriti në 32.9 për qind të Produktit të Brendshëm të Bruto (PBB) të vendit.
“Rritja e kreditimit të ndërmarrjeve nga sektori bankar ka kontribuar në procesin e përafrimit të shkallës së ndërmjetësimit financiar të ndërmarrjeve drejt vendeve të rajonit. Raporti i kredisë së ndërmarrjeve nga bankat ndaj PBB-së arriti në 25.1 për qind në dhjetor 2017, nga 23.4 për qind një vit më parë, por që ende vazhdon të mbetet nën potencialin e tij afatgjatë, siç sugjerohet nga hendeku negativ aktual i kreditimit ndaj PBB-së”, thuhet në raport.
Si rezultat i rritjes më të lartë të kreditimit edhe neto pozicioni debitor i ndërmarrjeve ndaj sektorit bankar, BQK thotë se shënoi rritje.
“Depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje më të përshpejtuar vjetore dhe arritën në 581.5 milionë euro. Sidoqoftë, rritja e lartë e kreditimit për sektorin e ndërmarrjeve, që në dhjetor 2017 arriti vlerën 1,579.5 milionë euro, ndikoi që ndërmarrjet të zgjerojnë pozicionin e tyre debitor ndaj sektorit bankar. Në aspektin valutor, sektori i ndërmarrjeve ka pozicion neto kreditor ndaj sektorit bankar, si rezultat i nivelit më të lartë të depozitave në valutë krahasuar me kreditë. Sidoqoftë, pozicioni në valutë mbetet i ulët si rezultat i pjesëmarrjes së ulët të kredive dhe depozitave në valutë në 0.1 për qind për kreditë në valutë ndaj gjithsej kredive dhe 3 për qind për depozitat në valutë ndaj gjithsej depozitave”, vijon raporti.
Banka Qendrore thotë se gatishmëria e sektorit bankar për të kredituar ndërmarrjet ka shënuar rritje të konsiderueshme në vitin 2017.
“Kreditë e reja u rritën për 35 për qind, rritja më e lartë në shtatë vitet e fundit. Sipas qëllimit, kreditë e reja ishin 59.6 për qind të destinuara për investime afatgjata, ndërsa pjesa tjetër prej 40.4 për qind u destinuan për financim të aktiviteteve jo-investive të ndërmarrjeve, ngjashëm me mesataren në tetë vitet e fundit”, thuhet në raport.
Ndërsa, Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se rritja reale e PBB-së në vitin 2017 në krahasim me vitin 2016 ishte 4.23 për qind.
Të NgjajshmeÇfarë drejtimi ka marrë ekonomia e Kosovës në këtë vit? Kosovarët me borxhe të mëdha në shtet, e shteti i “mbytur në borxhe jashtë Letrat me vlerë në vlerë prej 405 milionë euro Qytetarët e Kosovës kanë 926,209 debit kartela BQK: Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2018 pritet të rritet 4.2% Presidenti Thaçi dhe guvernatori Mehmeti flasin për punën e BQK-së./arbresh.info/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...