Ka tri javë që ka filluar viti i ri shkollor, por shkolla fillore e mesme e ulët “Faik Konica” në kryeqytet po ballafaqohet me mungesë të librave, e situatë më e mirë nuk është as në shkollat tjera nëpër Kosovë.
Mësimdhënësit dhe prindërit po shprehin shqetësim se nxënësit nuk i kanë marrë të gjitha tekstet, kryesisht të shkencave natyrore dhe të gjuhëve të huaja. Ankohen se procesi mësimor që nga 3 shtatori po realizohet me vështirësi.
Ata thonë se procesin mësimor po e realizojnë me vështirësi dhe nëse këto libra nuk i sjell Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ata duhet të gjejnë ndonjë alternativ për titujt që mungojnë.
Mësuesja e klasës së dytë në këtë shkollë, Valbona Thaçi Bajçinca thotë se komplet klasës së saj po i mungojnë libri; Shkencat e natyrës dhe Shoqëria dhe mjedisi, e kjo po u shkakton problem në mbarëvajtjen e mësimit.
Sipas Bajçinces, kjo situatë është ngarkesë për mësimdhënësit pasi që po mundohen të gjejë forma alternative për mbajtjen e orëve mësimore.Klea Shala, nxënëse e klasës së dytë thotë se po ka vështirësi për të mësuar pasi që po i mungojnë disa libra, por shton se në bashkëpunim me mësuesen po mundohen disi të gjinden.
Shqetësimin për mungesën e disa titujve shkollor në “Faik Konica“ e ka shprehur edhe prindi, Kushtrim Demiri, i cili thotë se djalit të tij, i cili vijon klasën e dytë, i mungojnë tre libra.
Ai thotë se si prindër nuk kanë marr asnjë përgjigje se kur fëmijët e tyre do pajisen me këto libra.Zëvendësdrejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, Arsim Gashi e ka konfirmuar se kjo shkollë po ballafaqohet me mungesë të librit të gjuhës angleze dhe gjermane, ndërsa për librat tjerë ka thënë se i kanë të gjitha.
Sa u takon këtyre dy titujve ai thotë se kanë marr përgjigje nga MASHT-i se brenda një afati të shkurt kohor do i pranojnë edhe këto libra.Zëvendësdrejtori i shkollës “Faik Konica” po ashtu tha se një numër të vogël librash të viteve të kaluara të cilat nuk kanë qenë shumë të dëmtuara i kanë përdorur edhe këtë vit.
Këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT),Valmir Gashi ka thënë për KosovaPress se kanë pranuar disa kërkesa për tekste shkollore por që me kohë do i procedojnë ato.Sipas tij, është përgjegjësi e Drejtorive Komunale të Arsimit për t’i shpërndarë tekstet mësimore nëpër shkolla. Ndryshe, edhe shumë shkolla të tjera, nëpër komuna të ndryshme të Kosovës janë duke pasur telashe me pajisjen e librave të cilat shpërndahen falas nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...