Taksapaguesit e Kosovës nuk do të paguajnë më rrymën që shpenzohet nga qytetarët e veriut. Kështu thotë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Lluka në një intervistë për Ekonomia Online, tha se pas regjistrimit të kompanisë në veri, furnizimi me energji në këtë pjesë të vendit do të bëhet në mënyrë të drejtë dhe do të bëhet faturimi i shpenzimeve përmes kësaj kompanie.
Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, autoritetet kompetente për sektorin e energjisë e kanë pasur të pamundur qasjen në veri dhe nuk arritën të lexojnë njehsorët, t’ua dërgojnë faturat qytetarëve në veri dhe as të mbledhin të hyrat për energjinë e shpenzuar atje.
Kjo pasi katër komunat në veri të Kosovës të banuara më shumicë serbe, ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridik- kushtetues të Kosovës.
Bazuar në raportet që merr Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) nga operatoret e licencuar, vlera e përgjithshme e energjisë së pa faturuar në veri të Kosovës është rreth 8 milionë euro.
Në mars të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj u detyrua të ndante 1 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e furnizimit me energji elektrike për komunat serbe në veri, në mënyrë që të evitohet përjashtimi i KOSTT nga organizatat evropiane.
“..nuk do të ketë pagesa nga buxheti i Kosovës, nuk do të ketë forma të tjera të pagesës, por do të ketë vetëm një zgjidhje. Zgjidhja është furnizimi i qytetarëve në veri në mënyrë ligjore, të drejtë dhe faturimi i tyre normalisht nga ana e një kompanie që do të regjistrohet në veri siç është pjesë e marrëveshjes”, tha Lluka.
Kreu i MZhE-së, më tutje, ka bërë të ditur se zgjidhja e të gjitha problemeve me energji në Kosovë, por edhe në raport me Shqipërinë është marrëveshja me Serbinë.
“Marrëveshja e Transmisionit me Serbinë është zgjidhja e të gjitha problemeve e Shqipërisë që e kemi transmisionin me shti në funksionalizim, mbledhjes së tarifave për energjinë transite që kalon nëpër Kosovë si dhe furnizimi i qytetarëve të veriut, pra tri çështje kryesore që janë një humbje rreth 25 milionë euro në vit, zgjidhen me marrëveshjen me Serbinë”, tha ai.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur edhe për marrëveshjen me kompanisë amerikane” CounterGlobal” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Nënshkrimi i marrëveshjes 1.3 miliardë eurosh në dhjetor të viti të kaluar, është pasuar nga finalizimi i listës së kontraktuese.
Mirëpo, sipas të parit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vetëm pas 4 muajsh do të kuptohet se sa do të kushtojë termocentrali dhe ndikimi i tij në tarifat.
“Katër kompani me emër i kemi në listë dhe tashti menjëherë kur është finalizuar lista finale i kemi aprovuar termat e referencave në komitetin drejtues të termocentralit Kosova e re dhe tash diku rreth katër muaj kanë këto kompani për t`i sjellë ofertat edhe teknike edhe financiare”.
“Pas katër muajve ne do të jemi në gjendje të kuptojmë aktualisht se sa do të kushtojë termocentrali dhe çfarë ndikimi në tarifa do të ketë ky termocentral dhe a ka zgjidhje financiare për financimin e këtij projekti”, tha Lluka.
Sfidë për finalizimin e projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, sipas Llukës mbetet votimi i saj në Kuvend me 2/3 e votave.
“I kemi dy gjëra kryesore që duhet të kalohen me sukses për finalizimin e këtij projekti dhe ndërtimin e këtij projekti është pako financiare dhe aprovimi i saj në parlamentin e Kosovës me 2 të 3 e votave. Këto të dyja kur të kryhen nuk mund ta ndalë asgjë projektin sepse veç fillon ndërtimi i tij”, përfundoi ai.
Ministri Valdrin Lluka po ashtu ka bërë të ditur se kontratat e këtij projekti janë përkthyer dhe do të publikohen brenda pak ditësh.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pas-dy-dekadash-taksapaguesit-nuk-do-te-paguajme-me-rryme-per-veriun-578494/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...