Google ADS

Londra për Brukselin: Mos ngatërroni mirësjelljen me dobësinë

08:20 | 23 Shtator 2018
Arbresh.info
“Mos ngatërroni mirësjelljen britanike me dobësi”. Kjo është këshilla që Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt i jep liderëve të Bashkimit Europian pas samitit të tensionuar të Salzburgut, që kërcënon të mbysë planin e kryeministres Theresa May.
“Ajo që May po thotë, është: mos ngatërroni mirësjelljen britanike me dobësinë. Nëse na vini në pozitë të vështirë, ne do të ngrihemi. I tillë vend jemi ne”, deklaroi Hunt.

Ai shtoi se qeveria i ka kuptuar vijat e kuqe të BE-së, por kjo nuk do të thotë që Britania e Madhe nuk ishte në gjendje të pranonte një marrëdhënie tregtie atje ku tregtia ishte në të vërtetë e mangët.

“Ne morëm një vendim demokratik dhe kjo qeveri nuk do të nënshkruajë një marrëveshje që nuk është në përputhje me shpirtin e referendumit”, thotë Hunt.

Ai i bëri apel liderëve të BE-së që të marrin pozicionin e duhur në negociata dhe të evitojnë fyerjet për britanikët.

Në një fjalim të ashpër një ditë më parë, May akuzoi BE-në se nuk po e trajtonte Britaninë me respekt dhe fajësoi unionin për ngecjen në negociata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme