Mediat serbe paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfshirja e amerikanëve, sipas gazetëse “Danas” do të zhvillohet përmes “shuttle diplomacisë”, në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës.
Duke cituar burimet e saj, gazeta shkruan se SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet e përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi.
“Qëllimi i SHBA-së është që përmes ‘shuttle diplomacisë’ t’i përafrojë qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës me synimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm”.
Gjithnjë sipas burimeve diplomatike të kësaj gazete, “pritet që deri atëherë [pranverë] kryetari serb Vuçiq dhe ai kosovar Thaçi, t’ia dalin në marrjen e përkrahjes së qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe në opinionin e të dy vendeve të krijohet klimë për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...